Korçë, rrëmbyen 24-vjeçaren për ta shitur 400 euro në Maqedoni

rrestohen në flagrancë nga policia e Korçës dy persona pasi kishin rrëmbyer një 24-vjeçare për qëllime prostitucioni. Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Urim Qazimaj, 23 vjeç, banues në fshatin Pojan të Korçës dhe Mersin Myrtollari, 50 vjeç, banues në fshatin Porodinë të Korçës. Dy personat në fjalë i kanë shkuar në banesë shtetases V.SH, 24 vjeç, në fshatin Dobranj të Devollit dhe e kanë rrëmbyer me forcë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se Urim Qazimaj, e ka shitur disa herë 24 vjeçaren, në Maqedoni, tek persona të ndryshëm, në këmbim të 400 eurove. Urim Qazimaj, kishte qëllim sërish që të kalonte së bashku me 24 vjeçaren në shtetin maqedonas për ta rishitur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer ne bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button