WhatsApp do të shtojë së shpejti thirrjet me video

WhatsApp është padyshim një nga shërbimet më të përdorura për mesazhe në mbarë botën. Aplikacioni ka gati 1 miliard përdorues aktivë mujor.

Një veçori që mungon tek aplikacioni është mbështetja për thirrjet me video, veçori e cila ofrohet tek aplikacione të tilla si Hangouts apo Skype.

Kompania ka vendosur të krijojë një veçori të tillë në mënyrë që aplikacioni të jetë unik. Një uebsajt gjerman ka publikuar një foto ku duket veçoria e thirrjeve me video tek aplikacion WhatsApp për pajisjet iOS.

Nga fotoja shohim që ndërfaqja e thirrjes me video do të jetë e njëjtë me atë të thirrjes me audio. Përdoruesit do të kenë gjithashtu mundësi të zgjedhin mes kamerës ballore dhe të pasme, si dhe të mbyllin mikrofonin.

Përveç thirrjeve me video, ekipi i WhatsApp po teston tabet në formë shfletuesi, për të kaluar me lehtësisht nga një bisedë në tjetrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button