Media i shpall fajtorët dhe i dënon dhe më pas me rastin merret gjykata

[Recension: “Llogari falso në Zvicër janë përgatitur për Ahmetin dhe Xhaferin- dyshohet se skenari është i LSDM-së dhe Bozhinovskit?!”]

Sapo zbulohet një vepër joligjore, “gazetarët” sulen të shpallin fajtorin dhe për këtë bazohen në informacione që marrin nga burime jorelevante. Ditët e fundit u bë publik lajmi se janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit për falsifikimin e dokumenteve të identifikimit (skandal i zbuluar javë më parë) por identiteti i tyre nuk u bë i njohur për publikun. Këtë e bëri të dikur Prokuroria Themelore por rrjedhja e ngjarjeve më pas mbeti fshehtësi. Disa medie, për të shtirur profesionalizmin e tyre duke pretenduar se po bëjnë hulumtime dhe zbulime të mëdha, hedhin ide dhe përfundime të cilat nuk janë nga organet kompetente të përfshira në hulumtim.

Aktuale - Llogari falso ne Zvicer jane pergatitur per Ahmetin dhe Xhaferin 1Linku deri te artikulli origjinal: “Llogari falso në Zvicër janë përgatitur për Ahmetin dhe Xhaferin- dyshohet se skenari është i LSDM-së dhe Bozhinovskit?!”

Data e publikimit: 21.12.2015

Data e recensionit: 22.12.2015

Recensues: Fatlume Dervishi

Në bazë të titullit pretendohet se “Llogari falso në Zvicër janë përgatitur për Ahmetin dhe Xhaferin…” por teksti anashkalon dëshmimin e tij dhe gjithë çfarë bën është – thellon dyshimet duke i trajtuar si fakte të kryera. Asnjë dëshmitarë ose burim nuk tregon se llogari të këtilla janë hapur në shtetit e Zvicrës dhe media nuk posedon asnjë dokument se llogaritë janë hapur për kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin ose zv/kryeministrin Musa Xhaferin.

Kategoria e mediave që në opinion gëzon epitet si të veçanta për një karakteristikë të tyren dhe të gjithë e kuptojnë pse sapo përmendet emir i tyre, pretendon se e gjithë kjo është vepër e partisë opozitare maqedonase LSDM. Këtë nuk e thotë policia dhe aq më pak nuk e thotë gjykata sepse asnjë procedurë gjyqësore nuk është realizuar ende për këtë rast dhe nuk është sjellë asnjë gjykim.

Duke i munguar faktet, autori përveç që shpallë fajtorët, nxjerrë në krye hetimin dhe iniciatorët e këtij akti, ai flet edhe për qëllimet finale të tij.

Këta tre persona të cilët kanë qenë bashkëpunëtor më të ngushtë të kryesisë më të lartë të LSDM-së, kanë bërë dokumente të falsifikuara të cilët kanë dashur që në mënyrë të rrejshme të prezantojnë se politikanë dhe funksionarë të lartë të Maqedonisë kanë llogari bankare në Zvicër. Ky grup së bashku me LSDM-në, kanë përgatitur kurth edhe ndaj Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe zv/kryeministrit të Qeverisë, Musa Xhaferi, se kinse politikanët shqiptarë kanë deponuar miliona euro në bankat zvicerane.

Autori zotohet se ka zbuluar qëllimet e porositësit të kësaj vepre (që sipas tij, pa asnjë dyshim është LSDM) dhe vepron si të ketë zbuluar misterin e shekullit kur thotë se qëllimi ka qenë aktivizimi i skandalit gjatë zgjedhjeve të 24 prillit.

Autori edhe arsyeton me logjikën e tij se pse këto tre persona nëpërmjet të cilëve është kryer porosia, janë zgjedhur të jenë shqiptarë dhe jo maqedonas.

Ndryshe partia maqedonase në opozitë këtë skandal e ka përgatitur mirë dhe qëllimi ka qenë që ta aktivizohet një javë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen me 24 prill të vitit të ardhshëm. Me këtë LSDM-ja, duke keqpërdorur tre personat shqiptarë ka dashur që skandali të mos merr ngjyrë etnike, pasi falsifikatorët në qoftë se do të ishin maqedonas, atëherë skandali nuk do të ishte i besueshëm për popullatën.

Autori ka shkelur të gjithë Kodet më të rëndësishme të Etikës së Gazetarit dhe ky “lajm” është produkti më joprofesionist që mund t’i ofrohet publikut.

  • Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur…
  • Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.
  • Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet.
  • Përveç përgjegjësisë morale, që autori në fjalë duhet të mbajë për publikimin e të dhënave të paverifikuara dhe hamendësime pa fakte, autori duhet të jetë i vetëdijshëm se mund të mbajë edhe përgjegjësi ligjore për shpifje, nëse vërtetohet se këto nuk janë të dhëna të sakta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button