Shqipëri, Qeveria shkarkon Ilir Dizdarin

Qeveria shqiptare ka shkarkuar mbrëmjen e sotme Kryetarin e Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Dizdari.

Portali Albeu.com ka mësuar se vendimi është marrë sonte në mbledhjen e qeverisë ndërsa së shpejti pritet të bëhet publik.

Dizdari drejtonte këtë institucion që nga korriku i këtij viti ndërsa mësohet se motivi kryesor ka qenë anshmëria e tij e hapur dhe deklarat e tij të disa ditëve më parë kur ai në një konferencë me disa indidividë, kundërshtarë të hapur të Komunitetit Mysliman Shqiptar, kritikoi rëndë KMSH-në ndërkohë që në asnjë komunikim zyrtar me këtë inctitucion fetar ai nuk kishte shprehur kritika.

Sipas burimeve brenda qeverisë, mësohet gjithashtu se kreu i qeverisë ka pasur edhe informacione të tjera nga shërbimet sekrete pasi Dizdari nuk njihej për person publik dhe qëndrimet e tij publike kanë qenë të rralla.

Komiteti Shtetëror i Kulteve ka për detyrë të koordinojë punët mes besimeve në vend me synim mbarëvajtjen e harmonisë dhe tolerancës fetare, ndërkohë që deklaratat e tij të fundit u kritikuan pasi ishin një shkelje e rëndë e laicitetit të vendit dhe përzierje direkte në punët e komuniteteve fetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button