Zeqirija Ibrahimi: USHSH “Nëna Terezë” projekt parazgjedhor

“Hapja e një universiteti të ri në Shkup, në këtë kohë nuk është prioriteti më i lartë i shqiptarëve të Maqedonisë” tha Zekirija Ibrahimi i “Lëvizjes Besa” në emisionin 10 minuta të televizionit  21.

“Një parti shqiptare e cila është në pushtet dhe e cila I ka konsumuar të gjitha gënjeshtrat e mundshme që të fitoj një mandate zgjedhore është dashur të shpikë një element sipas tyre shumë të fuqishëm në përmasa historike që të mund ta arsyetoj fushatën e saj zgjedhore. Hapja e Universitetit në këtë kohë kur jemi shumë afër zgjedhjeve është në funksion të fushatës zgjedhore”, tha Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja Besa.

Ibrahimi akuzoi për hipokrizi BDI-në pasi që siç tha ai  kjo parti nuk është në gjendje që ti ndërrojnë as dy emra shkolle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button