Spasovski: Janë lëshuar letërnjoftime ilegale gjatë kohës së Jankulovskës

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë kohës së ish-ministres Gordana Jankulovska ka lëshuar ilegalisht letërnjoftime personave të cilët nuk kanë pasur asnjë dëshmi të nevojshme për tu pajisur me një dokument të tillë. Është zbuluar edhe një rast i një personi që është regjistruar si votues në listën e zgjedhësve edhe pse nuk figuron në evidencën e MPB-së. Këtë aferë të re sot e publikoi Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, njofton Alsat-M.

Sipas tij, pikërisht hetimi i tij mbi këtë skandal është arsyeja për fushatën mediatike me letërnjoftimet e rreme.

“Një person nga gjithsej 22 të cilët i hetuam, aspak nuk posedon letërnjoftim, ndërsa ekziston në listën e zgjedhësve që do të thotë se voton. Ja certifikata nga lista e zgjedhësve. Të gjithë të tjerëve, 21 në numër, nga shërbimet e Ministrisë së Brendshme u janë lëshuar letërnjoftime, edhe pse nuk kanë pasur dokument ku jetojnë, ose nuk kanë pasur vendbanim. Vendimi për vendbanim është dokumenti kryesor pa të cilin nuk mund të lëshohet letërnjoftim”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i punëve të brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button