Tirana rrezikon të mbetet pa shërbimin urban prej 1 janarit

Tirana rrezikon të mbetet pa shërbimin urban që nga 1 janari. Përfaqësues të  kompanive të transportit nuk gjetën një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për çmimin e biletës.

Pas datës 1 janar, autobuzët mund të mos dalin më, sepse nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet e larta apo kreditë e marra për të ofruar shërbimin.

Një ditë pasi Shoqata e Transportit Qytetas bëri kërkesë për rritjen e çmimit të biletës së urbanit, operatorët takuan Erjon Veliajn, në Bashki.

“Problemi për ne është çmimi. Vetëm për çmimin nuk u diskutua sot me kryetarin e bashkisë. Ne sot kemi arritur aty ku nuk mban më. Nuk mund të rezistojmë më. Nuk bëhet fjalë për greva, por nuk mund të vazhdojmë dot më, pasi nuk kemi fuqi ekonomike”, thotë një anëtar i Shoqatës së Transportit.

Ata thonë se janë në rrezik falimentimi për shkak të situatës në të cilën ata operojnë në treg. Sipas operatorëve bileta e transportit mbetet shqetësuese, pasi kryesisht në orët e paradites ata ofrojnë shërbim për kategori udhëtarësh që nuk paguajnë, apo studentët që udhëtojnë më çmim bilete të reduktuar.

“Jemi 7 kompani që po mbajmë 70 % të lëvizjes në Tiranë, në kushte jashtëzakonisht të vështira. 40% e njerëzve që transportojmë paradite, janë pa biletë, apo me biletë të përgjysmua. Pra janë studentë. Bashkia mos na fuste në kapitalizëm në këto kushte. Kemi marrë autobusët me moshë mesatare më të ulët në Europë.

Kemi nga 1500 punëtore, që jetojnë më këtë punë, kemi 4-5 muaj që s’po u japim dot pagat. Kemi marrë kredi në sasi të mëdha. Nuk kemi mundur të shlyejmë kreditë, për shkak të situatës ku jemi”, tha një tjetër anëtar i Shoqatës së Transportit Qytetas.

Shoqata e Transportit Qytetas i dërgoi dje një kërkesë Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar rritje të çmimit të biletës, pasi ata thonë se kostot e tyre mbulohen me çmimin 70 lekë, transmeton Lapsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button