Somalia ndalon festimin e krishtlindjeve

Qeveria e Somalisë ka ndaluar festimin e Krishtlindjeve, duke paralajmëruar se festimet e tilla krishterë mund të kërcënojë besimin mysliman të vendit.

“Këto festime s`kanë lidhje me Islamin,” tha një zyrtar në ministrinë e punëve fetare.

Agjencitë e sigurisë janë udhëzuar që të qëndrojnë vigjilent për të ndaluar çdo tubim.

Të huajt janë të lirë për të festuar festën e krishterë në shtëpitë e tyre, por një gjë e tillë është ndaluar të bëhet në hotele dhe vende publike.

Krishtlindjeve nuk festohen në përgjithësi në Somali, e cili miratoi zyrtarisht Sheriatin në vitin 2009, por raste-raste ajo shënohet vetëm si një justifikim për të mbajtur ndeja.

Kryebashkiaku i Mogadishut, Jusuf Hussein Jimale, i tha BBC-së  se tubime të tilla mund të jenë gjithashtu në shënjestër të grupit islamik al-Shabab i cili në të kaluarën kishte pasur në cak hotele të këtij qyteti.

Ndryshe, festimet do të lejohen në objektet e OKB-së dhe bazave të paqeruajtësve të Bashkimit Afrikan, të cilët janë në këtë vend për të mbështetur luftën e qeverisë kundër militantëve të al-Qaeda-së, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button