Si të reagoni ndaj gënjeshtrave të fëmijëve?

Një nga dilemat më të mëdha të prindërve është se cila është mënyra e duhur për të reagur ndaj gënjeshtrave të fëmijëve në mënyrë që të evitojnë mundësinë që gjeshtra të mbetet shprehi për ta?

Fëmijët fillojnë të gënjejnë rreth moshës tre-katër vjeç, atëherë kur janë të vetëdijshëm që mund të përfitojnë me tekat, të fshehin gabimet ose të sajojnë situata duke përdorur imagjinatën e tyre të zhvilluar. Zakonisht, reagimet e prindërve apo të bërtiturat mund ta keqësojnë gjendjen, në vend që t’ua heqin fëmijëve shprehinë e gënjeshtrës.

Ju sugjerojmë të ndiqni këto këshilla:

-Jini gjakftohtë

-Fëmija mund të thotë gënjeshtra, sepse e ngatërron fantazinë me realitetin

-Kuptojini qëllimet e tij

-Kërkoni arsyen që e detyron të sillet kështu

-Bisedoni me të

-Mundohuni t’i shpjegoni pse është gabim të thotë gënjeshtra dhe ndihmojeni që ta kuptojë vet

-Shmangini të bërtiturat

-Dënimi mund ta bindë më shumë sesa gënjeshtrat dhe është e nevojshme që ta shpëtojë nga pasojat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button