Qëndrimi i njërit, nuk është qëndrim i të gjithëve

[Recension: VIDEO: Pritje e ftohtë – zëvendës-ministri i LSDM-së iku me xhip nga bujqit]

Ky është një tekst shumë tendencioz dhe politikisht i motivuar. Artikulli është jogjithëpërfshirës dhe ka për qëllim ta çojë lexuesin në interpretim të gabuar dhe t’i krijojë përshtypje të gabuar për atë që në të vërtetë ka ndodhur në takimin e zëvendës-ministrit për bujqësi me bujqit në Veles.

ВИДЕО Студен пречек заменик министерот на СДСМ со џипот побегна од земјоделците Press24Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Pritje e ftohtë – zëvendës-ministri i LSDM-së iku me xhip nga bujqit

Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015

Data e recensionit: 21.12.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

E KU ËSHTË XHIPI?

“Zëvendës-ministri plotësues hasi në pranim të ashpër te bujqit në Veles. Diskutime të ashpra e karakterizuan takimin e tij me bujqit në terren. Ata pyesnin të zemëruar se pse LSDM-ja nuk votoi për vendimin e qeverisë për pagesën e subvencioneve dhe pse kana bllokojnë buxhetin.”

Faktë është se zëvendës-ministri për bujqësi nga radhët e LSDM-së ka pasur takim me bujqti nga Velesi, e kjo mund të shihet edhe na video-inçizimi i bashkangjitur. Mirëpo, ajo që poashtu mund të shihet në video-inçizim është se diskutim të ashpër ka pasur vetëm me një bujk, e jo me të gjithë. Përderisa ky bujk gjatë gjithë kohës i ndërhynë në fjalë zëvendës-ministrit dhe i parashtronte pyetje jashtë temës për të cilën ai flet, të tjerët heshtin. Sipas kësaj, nuk mund të bëhet fjalë për diskutim të ashprë me bujq që kanë qenë të zemëruar, siç thuhet në artikull. Qëndrimi i njërit nuk mund të flasë për qëndrimin e të gjithëve.

“Ata ua kthyen në mënyrë të ashpër, dhe më pas Ljupço Nikollovski dhe Lençe Nikollovska me xhipat e tyre e lëshuan takimin.”

E ku është Lençe Nikollovska dhe ku janë xhipat? Kjo në video-inçizim nuk shihet, kështu që vërtetësia e këtij pohimi nuk mund të konfirmohet me siguri. Nga ana tjetër, ky material selektiv nuk e transmeton pjesën e video-inçizimit ku zëvendës-ministri flet për masat të cilat partia e tij parasheh t’i realizojë në bujqësi. Prandaj, teksti që u është ofruar lexuesve është i njëanshëm dhe nuk e paraqet fotografinë reale të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button