Çështja “Vrima” e Rita Petros kthehet në një debat mediatik

“Vrima”, kjo përmbledhje poetike e vlerësuar edhe me çmimin “Lumo Skëndo” nga Biblioteka Kombëtare, ka krijuar një valë diskutimesh dhe polemikash, veçanërisht në rrjetet intelektuale në kryeqytet.

Çmimi që ministrja e Kulturës, Kumbaro dhe kryeministri Rama i dhanë poezive “Vrima”, nuk la jashtë as mediat Online dhe rrjetet sociale.

Debati në fjalë duket se do të zhvendoset sonte mbrëma në studion e gazetarit Blendi Fevziu, i cili me panelin e tij do të diskutojnë për poezitë me “pullë të kuqe”.

Në një panel specialistësh dhe njohësish të mirë të letrave dhe artit, do të diskutohet mes të tjerash edhe për librin më të fundit të poetes Rita Petro.

Të ftuar në emisionin e sotëm do të jenë: Dhurata Shehri, Albana Bala, Denata Toçe, Agim Baçi, Fari Balliu dhe Edmond Tupja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button