Raporti: A po e fiton perëndimi luftën në Siri dhe Irak?

Sulmet e ushtrive ndërkombëtare kundër objektivave xhihadiste në Siri e Irak, kanë reduktuar me 14% territorin e Shtetit Islamik. Ky është rezultati i një raporti të institutit amerikan për studime mbi sigurinë ndërkombëtare “IHS Jane’s”.

Xhihadistët kanë humbur 12.800 kilometër katrorë hapësirë territorale dhe aktualisht ka nën kontroll 78 mijë kilometër katrorë.

Mes territoreve që i kanë dalë nga kontrolli janë qytete të rëndësishme si Tal Abxhad në kufirin siriano-turk, su dhe Tikriti e rafineria e Baixhit në Irak.

Shteti Islamik ka tani vështriësi në transportin e mjeteve logjistike, pasi ka humbur kontrollin edhe të arteries më të rëndësishme rrugore, që lidh Rakën me Mosulin, dy kryeqendrat xhihadistë në Irak e Siri.

Por në studimin e institutit amerikan, konstatohet se, nga tkurrja e Shtetit Islamik janë zgjeruar territorialisht kurdët, të cilët kanë shtuar zotërimet e tyre me 186%.

Në fushatën e bombardimeve në territoret e Shtetit Islamik në të dy vendet është e përfshirë aleanca ndërkombëtare e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa në Siri, prej fundit të shtatorit, Rusia ndërmerr rregullisht sulme ajrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button