Digjet një banesë në Shkup (FOTO)
![Zjarr në një banesë në Komunën Qendër](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/12/12404277_955878727815947_1417526394_n.jpg?fit=640%2C480&ssl=1)
Në rrugën “Shumadinska 16”, komuna Qendër- Shkup, zjarri ka kapluar një banesë, raporton Portalb.
Personi i vetëm, një grua e moshuar, në banesë me ndihmën e zjarrfikësve dhe policëve ka arritur t’i shpëtojë zjarrit.
Zjarrfikësit gjithashtu kanë arritur në kohë që ta lokalizojnë rrezikun e mundshëm nga zgjerimi i zjarrit.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po e inspekton rastin./Portalb