HRW: Maqedonia vazhdon me praktikën e paraburgimit të dyshimtë të emigrantëve

“Maqedonia e ka ripërtërirë praktikën e paraburgimit të dyshimtë të emigrantëve dhe kërkuesve të azilit”, ka reaguar organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Human Rights Wathch” (HRW), duke shtuar se pushteti i Maqedonisë këtë e zbatojnë nëpërmjet dëshirës që të sigurojnë dëshmi të këtyre njerëzve në procedurat penale kundër atyre që janë të dyshuar për kontrabandim me emigrantët, njofton Portalb.

HRW deklaron se pushteti i Maqedonisë në paraburgim mban dhjetëra njerëz, prej të cilëve shumica vijnë nga Irani dhe Maroko, ndërkaq për këtë dëshmojnë edhe raportet mediatike dhe të dhënat e organizatave joqeveritare.

Nga organizata shtojnë se të paraburgosurit, më parë nuk kanë qenë të informuar për të drejtat themelore të paraburgosjes së tyre, bile, gjatë kohës së paraburgimit, gjendja edhe më shumë është komplikuar me atë që ata nuk kanë qasje të përkthyesve apo përfaqësues ligjor.

“Është e mjerueshme të shikohet se si Maqedonia, përsëri ka paraburgosur emigrantë dhe kërkues të azilit, pa ju dhënë mundësi që të luftojnë kundër paraburgosjes. Maqedonia po e shkel ligjin dhe duhet të ndalojë që të paraburgosë, dëshmitarë potencial”, deklaron përfaqësuesja e HRW, Emina Çrimoviq. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button