Tetovë, ndërroi jetë 25 vjeçarja e aksidentuar në trotuar

25 vjeçarja R.A nga Tetova ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në spitalin klinik të Shkupit. Ajo nuk ka mundur tu bëjë ballë plagëve të marra nga aksidenti  i shkaktuar  me 18 tetor në rrugën industriale në Tetovë.

Ditën e kobshme ajo u godit nga vetura e tipit “Mercedes” e drejtur nga 20 vjeçari nga fshati Merovë e cila me shpejtësi marramendëse kishte hypur në trotuarin e rrugës industriale në Tetovë.

Pas ndihmës së parë ajo është dërguar në klinikën në Shkup por fatkeqësisht nuk ka mundur ti përballoj plagët e marra.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button