Një skenë e improvizuar aksidenti do të vë në sprovë gatishmërinë e mjekëve në Gostivar

Të gjithë ata të cilët nesër nga ora 10.00 do të kalojnë në magjistralen Gostivar Tetovë, do të jenë dëshmitarë të një skene të improvizuar aksidenti. Gjithçka do të jetë një simulim i një aksidenti automobilistik, afër pikës pagesore, ku dy vetura ndeshen me një furgon dhe ku do të ketë gjoja 16 të lënduar.

Bartëse të aksionit janë Spitali Përgjithshëm “Ferid Murad”, dhe Shtëpia e Shëndetit, ndërsa pjesëmarrës në aksion janë edhe Ndihma e shpejtë, Komuna e Gostivarit, Kryqi i Kuq, Policia, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Qëllimi këtij aksioni është që të shihet se sa institucionet e lartë përmendura dhe mjekët janë të koordinuar dhe të përgatitura në gjendje fatkeqësie.  

Lajme të ngjashme

Back to top button