E plotë është kur ka gjithçka

[Recension: Pas Cërvenkovskit edhe Shilegovi: A trajtohen ofendimet ndaj grave si virtyt në LSDM?!]

Kronika është e njëanshme, gjeneralizon dhe komenton. Ajo tenton që ndërmjet dy rasteve të tërheqë një paralele dhe sjelljen e tillë ta paraqesë si karakteristikë të gjithë partisë. Mospërfshirja e reagimeve të partive politike, si dhe i partisë për të cilën flet ky artikull, krijon përshtypje se qëllimi është të diskreditohet partia dhe përfaqësuesit e saj.


ALFA TVLinku deri te artikulli origjinal:
Pas Cërvenkovskit edhe Shilegovi: A trajtohen ofendimet ndaj grave si virtyt në LSDM?!

Data dhe koha e publikimit: 17.12.2015, 18:25

Data e recensionit: 18.12.2015

Recensues: Dimitar Tanurov

GJENERALIZIM

Me rastin e incidentit verbal që ndodhi në Komisionin anketues ndërmjet kryetarit të komisionit, Pettee Shilegov dhe deputetes, Vlladanka Aviroviq, reaguan një numër i madh i deputeteve nga grupet e ndryshme parlamentare me anë të komunikatës.

Hyrja e tekstit paralajmëron reagime të grupeve politike, mirëpo askund më poshtë nuk prezantohen komunikatat dhe reagimet, por jepet koment personal për qëndrimin e partisë politike LSDM ndaj grave.

Artikulli, duke iu rikthyer një deklarate të këtillë të liderit të mëparshëm të partisë, Branko Cërvenkovskit, gjeneralizon se këto dy raste janë tregues për qëndrimin dhe sjelljen e gjithë partisë ndaj grave.

Përveç inçizimit nga fjalimi i Shilegovit dhe atij nga fjalimi zgjedhor i Cërvenkovskit, në kronikë nuk ka reagime nga LSDM-ja, e as që thuhet se është kërkuar një gjë e tillë. Poashtu, nuk ka as deklarata nga përfaqësues të partive të tjera ose nga ekspertët, por komentohet duke e përdorur shprehjen “njohësit e rrethanave”.

Тeksti, sipas strukturës dhe përmbajtjes së tij nuk paraqet lajm, për shkak se nuk ofron asnjë informatë të re për lexuesit. Ai prezanton një pikëpamje të njëanshme, favorizuese, e cila përdoret për ta njollosur partinë opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button