Erdogan: Sot Turqia ofron ndihma në 5 kontinente të botës

Në ceremoninë e dhënies së doktoratës së nderit dhe në panelin me temë “Diplomacia njerëzore e Turqisë” në Universitetin Uludag të Bursës presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia e cila në vitet 2002 ofronte ndihma të jashtme me vlerë prej 85 milionë dollarëshe, sot ajo ndodhet në pozitë ku vazhdon me këto lloj ndihma në 5 kontinente në mbi 140 fusha të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Një gjë dua të shpreh qartë se këto ndihma shteti ynë i ka realizuar në më shumë se 140 vende pa bërë dallime si ‘ky është musliman, e ky nuk është musliman‘ me një ndihmë në vlerë prej 4.5 miliardë dollarësh ku që nga 2014 ka arritur të bëhet vendi i tretë më bujar në botë. Nëse këtë do ta shprehim në bazë të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar Bruto atëherë vendi ynë në botë është vendi që ka rritur më shumë ndihmat. Ne nuk kemi burime të naftës, nuk kemi rezerva të gazit apo të burime natyrore. Por, kemi një ndërgjegje në madhësinë e Anadollit”, ka deklaruar presidenti turk Erdogan.

Ai ka theksuar se ashtu edhe si në të kaluarën mund të ketë nga ata që duan të abuzojnë me energjinë dhe entuziazmin tuaj.

“Ju lutem mos lejoni që organizata margjinale, t’u marrin peng e t’iu çojnë drejt terrorizmit, apo organizatave terroriste që kanë një rend të tillë. Dëshira jonë është një rini e cila vendos distancë midis dhunës, njerëz të cilët besojnë në fuqinë e fjalës dhe të lapsit e jo rini e cila përpiqet të zgjidhë çështjet me grindje duke u përfshirë në ide të ndryshme të këtilla”, tha Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button