Ristani: Në 2013 dolëm në opozitë nga korrupsioni në qeverisje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, bëri një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit teksa pranoi se, e djathta doli në opozitë për shkak të korrupsionit të lartë gjatë 8 viteve qeverisje.

Sipas Ristanit, shqiptarët votuan Ramën në 2013-ën jo sepse besuan atë, por pikërisht për shkak të korrupsionit.

“Çdo shqiptar që beson Ramën dhe është i ndershëm ka një problem, nuk mund të jetë inteligjent se nuk je i ndershëm dhe të besosh te Rama. Çdo shqiptar që beson te Rama dhe është inteligjent i bie të mos jetë i ndershëm.

Dhe çdo shqiptar i ndershëm e inteligjentë nuk e beson kurrë Ramën sepse nuk besohet.

Shqiptarët nuk e kanë besuar Ramën, as para 2013, as pse do u hapte 300 mijë vende pune e do tu jepte legalizime e shëndetësi falas.

Shqiptarët donin ndryshimin, ishte legjitim për shkak të mërzitjes, burokracisë së fryrë dhe të korruptuar të atyre 8 viteve. Por Ramën nuk e besuan, se pas zgjedhjeve nuk iu dhanë vende më shumë në kuvend se para 8 vitesh”,- tha Ristani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button