Mjegull në disa akse rrugore

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në akset rrugore Katllanovë – Veles, Veles – Katllanovë dhe Veles – Negotinë, deri në 100 metra në akset rrugore Kumanovë – Shkup, Tetovë – Shkup, Dellçevë – Makedonska Kamenicë dhe Kumanovë – Shën Nikollë dhe deri në 150 metra në aksin rrugor Gjevgjeli – Udovë, kumton LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

LAMM njofton se Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button