Interpretimet nga gazetari nuk janë pjesë e profesionalizmit

[Recension: “Bashkëpunëtori i Thaçit i frikësohet Mijallkovit”]

Interpretimet nuk janë pjesë e profesionalizmit në gazetari. Në momentin që gazetari i jep të drejtën vetes të interpretojë një deklaratë të caktuar ai del jashtë kornizave të profesionit të gazetarisë.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: Bashkëpunëtori i Thaçit i frikësohet Mijallkovit

Data dhe koha e publikimit: 04.12.2015

Data e recensionit: 18.12.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë përmban komente dhe interpretime sipas dëshirës së gazetarit. Teksti përmban titull tërheqës për klikim por është tendencioz. Gazetari para se të raportojë për qëndrimin e deputetit të PDSH-së, Ernad Fejzullahu, në Komisionin Anketues për përgjimet jep vlerësim personal mbi qëndrimin e deputetit.

“Fejzullahu friksohet që në listën e PDSH-së të kërkojë llogari nga Sasho Mijallkov, Nikolla Gruevski dhe Gordana Jankullovska”.

Qasja e këtillë e gazetarit tekstin e bën të njëanshëm, ndërkaq alternativa e gazetarit është paanshmëria. Ai në opinion jep përshtypjen se qëllimi i tekstit është manipulimi dhe jo informimi i drejtë.

Në mënyrë të pazakontë për standardet gazetareske, gazetari thotë se qëndrimi i deputetit është ndryshe nga interpretimet e tij (si gazetar). D.m.th. burimi thotë diçka tjetër por meqë gazetari mendon ndryshe (dhe kjo pa fakte ose burime të tjera) ashtu u dashka të jetë e vërteta. “Frika” për të cilën flet gazetari, nuk mbështetet nga të dhënat në tekst.

“Deputeti Fejzullahu këtë e dëshmon edhe publikisht në komisionin e mbajtur mbrëmë në Parlament, por këtë taktizim të PDSH-së  ai e arsyeton ndryshe. “PDSH-ja nuk është shkaktare e krizës dhe nuk u beson institucione shtetërore. PDSH-ja nuk e ka dorëzuar listën për të marrë në pyetje dëshmitarët apo ata që janë të involvuar. Janë dy arsye, e para ne jemi parti opzitare për dallim nga 3 parti tjera që janë këtu PDSH-ja nuk ka të bëjë asgjë jo vetëm me këtë krizë por as me skandalin e përgjimeve, apo hartimin e dosjeve””.

Në Kodin Etik të gazetarëve të Maqedonisë thuhet qartë se mendimet e gazetarit nuk mund të jenë fakte:

Çdoherë duhet të përpiqet të ruhet konteksti origjinal i të gjitha deklaratave ose pjesëve të veçuara. Raportimi gazetaresk nuk guxon ta ndryshojë kuptimin e fjalisë ose deklaratës.

Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guzojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button