Sllovenët votuan kundër martesave të gjinive të njëjta

Në bazë të rezultateve të para jozyrtare të cilat sonte i kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të Sllovenisë, 63.48 për qind e qytetarëve u prononcuan kundër në referendumin mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për martesë dhe Ligjin për marrëdhënie familjare, ndërsa 36.52 për qind ishin pro, raporton Anadolu Agency (AA)

Vendvotimet janë mbyllur në ora 19:00 ndërsa jehona e votuesve ka qenë 36.18 për qind. Deri në ora 21:25 janë numëruar 99,89 për qind të votave.

Rreth 1,7 milionë qytetarë me të drejtë vote kanë mund të shprehin qëndrimin e tyre në 3.204 vendvotime lidhur me barazimin e të drejtave të qifteve heteroseksuale me ato homoseksuale, mirëpo në votime dolën rreth një e treta e votuesve të regjistruar.

Referendumi u caktua me iniciativë të grupeve konservatore ndërsa ligji ka hasur në kundërshtime të Kishës Katolike dhe bashkësive tjera fetare në vend.

Rezultatet zyrtare të referendumit të sotëm do të publikohen më 16 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button