Rikthehen kolonat nëpër kufi, deri në 6 orë pritje në Merdar

Rikthehen kolonat nëpër kufijt. Kthimi i mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit sërish ka bërë që të shkaktohen pritje të gjata në pikëkalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Policisë së Kosovës, në pikëkalimin kufitar në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin deri në 6 orë.

Sipas informacioneve të orës 13:00, në pikëkalimin kufitar në Merdar, në hyrje për në Republikën e Kosovës , është krijuar kolonë e gjatë prej rreth 2 kiomtetras dhe pritjet zgjasin 4-6 orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve, transmeton Telegrafi.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan), në hyrje kolona është 300-400 metra dhe pritjet zgjasin rreth 30–50 min. Kurse në pikëkalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje nuk ka pritje të gjata.

Me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, Policia e Kosovës njofton të gjithë ata që mund të shfrytëzojnë pikëkalime tjera kufitare ku nuk ka pritje fare, apo ka më pak pritje, t’i shfrytëzojnë ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button