Politikat e Qeverisë, fajtore për largimin e investitorëve të huaj nga Maqedonia

Investimet e huaja në Maqedoni vazhdojnë të shënojnë rënie, pavarësisht deklarimeve të Qeverisë se Maqedonia mbetet lidere, sa i përket politikave të mira ekonomike e që sipas saj, kanë sjellë investime madje edhe nga shtetet e fuqishme, si Britania e Madhe, Italia, Belgjika, Gjermania e SHBA-ja.

Por, të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë flasin se investimet e huaja kanë shënuar rënie në nëntë muajt e parë të vitit dhe bazuar nga të dhënat e publikuara, me këtë ritëm negativ pritet edhe të përfundojë ky vit.

Në periudhën, janar-shtator janë regjistruar 116 milionë euro investime të huaja, apo 40 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur u regjistruan 154 milionë euro.

Madje, jo vetëm që janë ulur investimet e jashtme, por edhe një kompani e fuqishme nga Britania e Madhe, ka vendosur të largohet nga Maqedonia, ndërsa një tjetër nga India ka dështuar në investimin e saj, për shkak të përfshirjes në afera korruptive në vendin e saj, transmeton REL.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, të dhënat e tilla tregojnë se politikat e Qeverisë së Maqedonisë në sferën e investimeve të jashtme, janë të gabuara dhe se qasja duhet të ndryshojë nëse dëshirohet zhvillimin e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button