Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, 4 të lënduar

Një gostivaras 27 ­vjeçar B.I. mëngjesin e sotëm rreth orës gjashtë në autostradën Shkup – Tetovë afër mbikalimit Dobar ka humbur kontrollin ndaj automjetit BMW 318 dhe ka dalë nga rruga. Në aksident me lëndime të rënda trupore të thyera në kurriz ka marrë bashkëudhëtarja U.I.(57), ndërsa me lëndime më të lehta shoferi B.I., bashkëudhëtari D.I. (27) dhe një fëmijë pesëvjeçar.

Siç informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski, të gjithë të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës e lënduara më rëndë U.I. është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa të tjerët janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

“Të dhënat fillestare nga ekspertiza thonë se arsye për aksidentin është shpejtësia e papërshtatur ndaj kushteve në rrugë, ndërsa dëmi material vlerësohet në rreth 50 mijë denarë”; tha Josifovski. Shpejtësia e papërshtatur, sipas informatave fillestare, është arsye edhe për aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në orën 1:30 në rrugën “Ilinden” në Gostivaer, ndërsa në të cilin shoferi K.P.(20) ka humbur kontrollin ndaj automjetit Hjundai me targa të Gostivarit dhe ka goditur në shtyllën elektrike metalike. Shoferi K.P.(20) dhe bashkëudhëtari N.R.(28) ka marrë lëndime trupore dhe aps ndihmës së dhënës në Spitalin e Gostivarit janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa dëmi material vlerësohet në rreth 60 mijë denarë, informoi Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button