Inva Mula flet për ndarjen nga bashkëshorti

Lajmi se Inva Mula i ka dhënë fund martesës së saj të dytë, ka pushtuar vëmendjen e publikut.

Sopranoja e famshme shqiptare thuhej se kishte kaluar një krizë në martesën e saj me biznesmenin nga Kosova Ethem Ramadani, madje edhe se marrëdhëniet e tyre ishin ftohur aq shumë, saqë çifti ishte në prag të divorcit.

Megjithatë, Inva Mula, e kontaktuar nga “Bluetooth”, ka thënë se bëhet fjalë për një spekulim. “Ç’janë këto budallallëqe? (Qesh) Po e marr vesh nga ju, sepse nuk i kam lexuar mediat. Rrini të qetë, sepse nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë artistja. Inva Mula ka mohuar edhe faktin se martesa e saj po kalon një periudhë të vështirë. E pyetur nëse martesa e saj e dytë është në krizë, sopranoja shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht është shprehur: “Jo, ç’janë këto budallallëqe, as i konsideroj.

Sa lexoj nga këto e sa flasin njerëzit nuk i marr në konsideratë, janë fjalë kot”. Inva Mula dhe Ethem Ramadani janë martuar në qershor të vitit 2009. Dasma e tyre luksoze është bërë në kështjellën e Davidit, një nga më të bukurat në Jerusalem, pikërisht në vendin ku janë takuar për herë të parë. Çifti i famshëm janë prindër të një vajze të quajtur Nina, e cila mban emrin e nënës së ndjerë të Invës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button