Shqiptari më i urryer në botë thotë se është si Robin Hoodi dhe Rockefelleri

Pronari i urryer i kompanisë faramaceutike që ia ngriti 5000 për qind çmimin ilaçit për AIDS, e ka cilësuar veten si Robin Hood, John D Rockefeller dhe baronët tjerë të vjedhjeve.

Martin Shkreli, me origjinë shqiptare, 32 vjeç, këmbëngul se për të është “zbavitëse” kur sheh cunamin e postimeve plot mllef që e “citojnë” në Twitter.

Dhe, ai pretendon se çmimi që vendosi nuk është shumë ndryshe nga çmimi i rritur i biletës së hyrjes në Disney World, krahasuar me katër dekadat e mëparshme.

“Nuk dua të tregohem mendjemadh, por e shoh veten mes baronëve të vjedhjeve”, tha ai për Vanity Fair gjatë një interviste befasuese, përpara se të arrestohej me akuzën e mashtrimit dhe shmangies së taksave dy ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button