Pasuria e Martin Shkrelit, 5 fakte që duhet t’i dini për të

Shefi ekzekutiv i farmaceutikës Turing, i urryeri më i madh në Shtetet e Bashkuara, Martin Shkreli, që u bë i famshëm për rritjen e çmimit të pilulave për trajtimin e pacientëve me AIDS u arrestua ditën e sotme.

Shkreli, 32 vjeç, akuzohet se ka përdorur para nga një tjetër kompani ilaçesh që ai drejtonte për të paguar borxhet.

Shqiptari i lindur në Brooklyn, ka një pasuri 100 milionë dollarë. Por cilat janë 5 fakte të tjera që duhet t’i dimë për Martin Shkrelin

– Ai ka humbur miliona dollarë për shkak të këtij arrestimi

Pasuria e Shkrelit do të bjerë ndjeshëm. Vlera e kompanive të tij ka rënë ndjeshëm pas arrestimit. Sipas MarketWatch ai do të humbë më shumë se 25 milionë dollarë.

– Ai është paditur për 65 milionë dollarë nga ish kompania e tij

Përveç mashtrimit që iu zbulua në lidhje me kompaninë Retrophin, ai gjithashtu është paditur nga vetë kompania. Shkreli është paditur për 65 milionë dollarë raporton Forbes. Shqiptari i ka quajtur këto akuza absurde.

-Ka punuar në Wall Street që në moshën 17-vjeçare

Martin Shkreli ka punuar në Wall Street që kur ishte 17 vjeç, duke e filluar si praktikant për kompaninë e Jim Cramer. Ai lindi në Brooklyn, dhe ishte djalë emigrantësh nga Shqipëria e Kroacia. Prindërit e tij punonin si pastrues. Shkreli studio në shkollën e mesme Hunter, të cilës i dhuroi 1 milionë dollarë në mars.

-Është beqar dhe jeton në një apartament në Manhattan

Shkreli, që nuk është i martuar dhe nuk ka fëmijë, jeton në një apartament në Manhattan. Adresën e tij në rrjetin social OkCupid ai e fshiu në fillim të këtij viti. Në adresën e tij e përshkruante veten si inteligjent dhe të pashëm e ishte në kërkim të vajzave. Një ish- e dashur e Shkrelit në kolegj tha se vite më vonë ai i kishte ofruar 10 mijë dollarë për seks oral. Shkreli një herë u përpoq të blinte një video lojë League of Legens për çmimin 1.2 milionë dollarë

– Martin Shkreli bleu 2 milionë dollarë një album muzikor

Ajo konsiderohej si një nga pjesët më të rralla në historinë e muzikës, një pjesë arti ekuivalente me “skeptrin e një mbreti egjiptian”.

Grupi legjendar i repit, Wu-Tang Clan, njoftoi në mars të vitit 2014 se do të prodhojë vetëm një kopje të albumit “Once Upon a Time in Shaolin”, që do të shitej në ankand për atë që bënte ofertën më të madhe.

Albumi me 31 këngë do të vihet në një kuti të gdhendur me dorë së bashku me një libër prej lëkure që përmban tekstet e këngëve.

Thashetheme të shumta qarkulluan se në duart e kujt do të përfundonte një nga albumet më të lakmuar të të gjitha kohërave, me regjisorin Quentin Tarantino, që qëndronte në krye pasi ishte fans i Wu-Tang dhe bashkëpunëtor.

Milionerë, miliarderë, biznese e kompani të shumta komerciale, të rinj e të vjetër shprehën interes për albumin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button