Berisha për vdekjen e foshnjës: Rama, u mohon të mjerëve edhe kasollen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se një foshnjë 1-muajshe humbi jetën si pasojë e të ftohtit. Nëna e vajzës thotë se ajo flinte prej dy javësh jashtë bashkë me të miturën, pasi ishte braktisur nga bashkëshorti.

Ish-kryeministri thotë se, vdekja e foshnjës nga mjerimi është tregues i shpirtkazmërisë së kryeministrit Rama. Sipas Berishës, Rama nuk u lë të mjerëve as kasollen e Migjenit.

Reagimi i plotë në profilin e facebook-ut të ish-kryeminstrit Berisha:

“Vdes ne te ftohte foshnja nga mjerimi. As kasollen e Migjenit nuk ju le te mjereve Edi shpirtkazem.

Te dashur miq, mediat online dhe elektronike japin lajmin trondites te vdekjes nga te ftohtit, pas kalimit te nates nen uren e Dajlanit te foshnjes nje vjecare ne spitalin e Durresit.

Ky lajm trondites eshte deshmi tjeter e braktisjes ne mjerim te thelle nga qeveria e Edi Rames dhe hajnave te tij te shtetit ne qeveri dhe ne bashkine e Durresit. E ema e foshnjes denoncon se prej nje muaji pas divorcit ajo nuk gjeti asnje mbeshtetje nga autoritetet socialiste lokale apo qendrore per te futur koken me femijen e saj nje vjecare, as dhe ndihme tjeter per ushqimin e tij.

Mbreme nena fatkeqe kaloi naten e acart se bashku me foshnjen e vete nen uren e Dajlanit, ku te ftohtit dhe ngrica mori shpirtin e tij te njome.

Duke i shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta nenes se per per humbjen tragjike te foshnjes te saj, denoj me ashpersine me te madhe shpirtkazmerine e Edi Rames dhe derrave te majme te kopese se tij, qe katandisen sot te varferit dhe te mjeret e Shqiperise me zi se ne tregimet e Migjenit te 80 viteve me pare!”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button