Shkup, ora 12 protesta kundër ndotjes së ajrit

Sot ora 12, në hapësirat e Parkut të Qytetit, shkupjanët nën moton “Nuk po merret frymë” do të protestojnë kundër ndotjes së madhe të ajrit dhe do të kërkojnë nga kompetentët që të ndërmerren masa për tu zgjidhur problemi, transmeton Portalb.

Protesta është nën organizimin e aktivistëve ekologjik “Shkupi smog alarm” dhe iniciativa qytetare “Së bashku ta mbrojmë gjelbërimin në Karposh 4”.

“Qytetarët e Shkupit dhe Maqedonisë do të luftojnë për ajër të pastër. Ngjarja e sotme nuk ka asnjë ndikim partiak. Të nderuar bashkëmendimtar ju lutemi që me dinjitet, qetë ta përcjellim mesazhin tonë se nuk pranojmë të marrim ajër të ndotur, kancerogjen”, thuhet në kumtesën e “Shkupi smog alarm”.

Nga aty kërkojnë që të ndërpritet përdorimi i gomave të veturave si lëndë djegëse në prodhim, të vendohet filtra të fillojë gasifikimi në Shkup dhe menjëherë të ndërpritet prerja e drunjve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button