Rriten çmimet e benzinës
Komisioni Rregullator për energjetikë ka vendosur që të rrit çmimin e benzinës për gjysmë denarw, ndërsa ai i dizelit dhe ekstra e lehtë për 1 denarë.
Çmimi i ri me pakicë Eurosuper BC – 95 do të jetë 78,50 denarë ndërsa BC-98 do të shitet për 80 denarë për litër.
Eurodizeli do të shitet 70,50 denarë, ndërsa ajo ekstra e lehtë për amvisëri 59 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 do të rritet për 40,535 denarë për kilogram.