Veljanovski konstaton dorëheqjen e Kondarkos

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski sot para fillimit të punës sipas pikave nga seanca e 47-të e konstatoi dorëheqjen e kryetarit të KSHZ-së, Boris Kondarko. Njeriu i parë i KSHZ-së, të premten deri te Kuvendi parashtroi kërkesë për ndërprerjen e parakohshme të funksionit të tij. Në kumtesë deri te mediat ai informoi se dorëheqjen e parashtron për shkaqe personale. Kondarko ishte anëtar dhe kryetar i KSHZ-së në propozim të LSDM-së opozitare. 

U konstatuan edhe dorëheqjet e Toni Deskosit, kryetarit të Komisionit për zgjidhjen e ankesave nga sfera e letrave me vlerë dhe Naser Demirit anëtar i Komisionit për zgjedhjen e ankesave nga fusha e letrave me vlerë.

Kuvendi filloi me shqyrtimin e propozim ligjeve në procedurë të shkurtuar. Mes tjerash, është konfirmuar nevoja për miratimin e ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedure për marrëdhënie pune në shkallën e dytë.
.

Lajme të ngjashme

Back to top button