Mediat austriake shkruajnë për arrestimin e Shipoviq

Çështja e ekstradimit të kreut të Këshillit Komunal të Qendrës, Miroslav Shipoviq, ka bërë që mediat austriake të hulumtojnë për rrethanat dhe motivet e shpalljes në kërkim të tij.  

Mediat shkruajnë se pas arrestimit në Vjenë, të bërë me kërkesë të MPB-së së Shkupit, qëndrojnë motivet politike të pushtetit në Maqedoni.

Në lajmin me titull “Politikanët maqedonas arrestohen Shvehat”, Derstandard.at shkruan për projektin “Shkupi 2014” dhe për shpenzimet që mbërrijnë deri në 500 milionë euro, në kushte kur papunësia është mbi 30 për qind.  Sipas medias, supozohet të jetë bllokimi i projektit “Shkupi 2014” nga Komuna e Qendrës, arsyeja që pushteti kërkon arrestimin e kreut të Këshillit Komunal dhe rrënimin e shumicës në të.  

Në komentet poshtë lajmit, lexuesit dënojnë aktin dhe i kërkojnë qeverisë austriake të mos merret me “një shtet ku papunësia është mbi 30 për qind, ndërsa qeveria shpenzon mbi 500 milionë euro për përmendore dhe muze”.

Lajme të ngjashme

Back to top button