Fotografia duhet ta paraqesë të vërtetën e tekstit

[Recension: FOTO: Senduiçe për kundërdemonstruesit para UKdheM]

Lexuesve u është ofruar një tekst i cili gjoja prezanton fakte. Me këtë rast, pjesa më e madhe e këtij materiali të shkurtër është koment, ndërsa teza që e promovon teksti nuk mund të dëshmohet.

sendvici UKIM rabotnici studentiLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Senduiçe për kundërdemonstruesit para UKdheM

Data dhe koha e publikimit: 14.12.2015, 15:20

Data e recensionit: 15.12.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Artikulli i referohet një fotografie, e cila në rastin konkret nuk ka mundësi të jetë burim i mirë i informatës që plasohet. Është e vërtetë se në fotografi shihet një kombi, mirëpo nuk shihet se “kundërdemonstruesit marrin senduiçe”, siç thotë teksti.

Menjëherë pas daljes së këtij lajmi, në rrjetet sociale kishte reagime se ai nuk është i vërtetë.

Për shembull, në njërin nga komentete në Facebook (ku kishte edhe fotografi) thuhet: “Portalet që publikojnë se sot ka pasur “senduiçe për kundërprotestuesit” në UKdheM – gënjejnë. Senduiçet kanë qenë për punëtorët që mbjellin, siç mund të shihet qartë në këtë fotografi.

sendvici rabotnici UKIM

Poashtu, gjatë konsultimit me kolegë të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet se senduiçet kanë përfunduar në duart e studentëve. Ata për “Shërbimin për verifikimin e fakteve në media” thonë se nuk kanë parë një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, është e paqartë se pse nëse fotoreporteri ka qenë në vendin e ngjarjes, nuk e ka kapur momentin kur, gjoja, senduiçet u janë ndarë studentëve?

Poashtu, teksti nuk ka asnjë deklaratë. Në qoftë se, me të vërtetë studentët kanë marrë senduiçe, kjo ka qenë mundësi e mirë që të pyeten edhe ata. Për shembull: “Me urdhërin e kujt kanë ardhur? A pajtohen me ndërtimin e këtyre fakulteteve?…”

Mirëpo, mënyra në të cilën është shkruar dhe është plasuar ky tekst, nuk le përshtypje se qëllimi është që të transmetohet informatë objektive dhe ta paraqesë pasqyrën e vërtetë nga terreni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button