Zhbogar: Kriteret e mbetura mund t’i plotësoni brenda pak javësh

Përfaqësuesi i zyrës së BE’së në Kosovë, Samuel Zhbogar, pas konferencës së KE’së, ka thënë se Kosova duhet t’i përmbush kërkesat e mbetura dhe nëse këto adresohen me sukses Komisioni Europian do të propozojë që të hiqen vizat për kosovarët. Ai edhe ka përmendur se kriteret do të mund të plotësohen brenda disa javësh.

“Raporti merr parasysh punën e madhe të Kosovës. Besojmë që Kosova do t’i përmbushë kërkesat e mbetura dhe u tha se ky ishte raporti i fundit. Rekomandimet e mbetura do të mund të përmbushen në një kohë të shkurtë, ndoshta në disa javë”, tha Zbogar.

Po ashtu, Zhbogar, ka përmendur edhe prioritetet që Kosova duhet t’i përmbush:

1. Bartja e një numri të gjyqtarëve tek pozitat e duhura në departamentin e Krimeve të rënda – ka të bëjë më bartjen e 5 gjyqtarëve;

2.Zhvillimi i një historie e vendimeve gjyqësore për krimet e rendë, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Një raport i rasteve dhe kjo merr kohe, por duhet të fillojë dikur. Po ashtu kjo të jetë prioritet i prokurorëve dhe gjykatësve;

3. Anëtarët jo partiak në OSHP- Organi Shqyrtues per Prokurim;

4. Kosova të demonstrojë që ka zbatuar aktet nënligjore në emrat personal;

Zhbogar, po ashtu, tha se pa finalizim të demarkacionit me Malin e Zi, Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave. Po ashtu, Kosovës i duhet hapësirë e plotë për operimin e avokatit të Popullit, tregoi tutje Zhbogar për kushtet që duhet plotësuar vendi ynë për të fituar udhëtimin pa viza në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button