Januzaj më i shtrenjtë se Ronaldo dhe Rooney

Mesfushori i talentuar, Adnan Januzaj, do të jetë futbollist i Manchester Unitedit deri në vitin 2018, sipas kontratës së re që nënshkroi me “Djajtë e Kuq”.

Edhe pse nuk ka njoftime zyrtare për shumën e parave që do të përfitojë 18-vjeçari, “Sunday People”, raporton se ai është futbollisti i ri që ka kontratën më të shtrenjtë në histori të United.

Paga bazë e tij thuhet të jetë 60.000 stërlina në javë, ndërsa vetëm për të nënshkruar vazhdimin e kontratës, atij i janë ofruar pesë milionë funte shtesë që do t’i paguhen gjatë pesë viteve të ardhshme (nga 20.000 stërlina në javë).

Siç transmeton telegrafi, kjo kontratë e bën shqiptarin të tejkalojë shifrat që janë paguar në të kaluarën për Cristiano Ronaldon e Wayne Rooneyn si futbollistë të rinj, si edhe përfitimet e tij janë shumë më të mëdha në raport me futbollistët e rinj aktualë, si Danny Welbeck, Chris Smalling, Phil Jones dhe Tom Cleverley.

Interesimi i klubeve të mëdha, si Real Madrid, Barcelona, Chelsea e Manchester City, i detyruan drejtuesit e United që t’i ofronin kontratë të mirë Januzajt për ta mbajtur në “Old Trafford”.

Lajme të ngjashme

Back to top button