Ajeti debuton të dielen në Seria A

Mrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, pret ende që të marrë dritën jeshile nga stafi teknik i Frosinones që të mund të debutojë kundër kuqezinjve të Milanit.

Për të qenë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen kundër kuqezinjve, mbrojtësi i Kombëtares duhet të fitojë duelin me mbrojtësin tjetër Mateo Ciofani.

Në rast se do të përzgjidhet shqiptari si titullar, mund të luajë në të djathtë të mbrojtjes, apo edhe në qendër me prapavijën të rreshtuar me tre.

Mbrojtësi i djathtë i Frosinones, Rosi, është dëmtuar dhe me shumë gjasë do të mungojë për ndeshjen e të dielës ndaj, për momentin, ka një balotazh mes shqiptarit dhe një “milanisti”, pasi Ciofani është vetëdeklaruar si tifoz kuqezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button