Si tentuan ta devijojnë protestën në adresë të gabuar?

Dolëm për të protestuar un me disa shoqe të fakultetit në të cilën un studioj, në protestat e sotme në Tetovë, që kishin për synim “Ajrin e Pastër”  dhe mbylljen e kombinatit “Jugohrom” e cila mbaroi me sukses. Banorët e Tetovës në mënyrë të qytetëruar protestonin në pikat të cilat i caktoi këshilli i protestës dhe i dhanë mbështetje organizatorëvë.  U futëm në turmë, me maskat mbrojtëse në gojë. Por çfarë ndodhi?

Një grup anonim i identifikuar nga protestuesit që kishin dalur në mënyrë të sinqertë të protestojnë, na thanë që persona me të kaluar të dyshimtë, po tentojnë ta devijojnë protestën. Bashkë me një grup prej 100 personash të shkojnë në drejtim të objektit të Komunës së Tetovës, madje në turme ata i kanë nxitur që të ofendojnë persona të caktuar për qëllime të caktuara. Më vonë na treguan që ata i kanë pajisur me vezë dhe mjete të forta që të gjuajnë në drejtim të Komunës së Tetovës.

Mendova që dihet qartë që Komuna si Institucion nuk e ka ingerencën për të mbyllur kombinatin Jugohrom, madje shtrohet çështja kujt i shërben kjo ?
Nuk ka pikë dyshimi që agjenda të caktuara u infiltruan për të devijuar kauzën e protestës.
A janë këto qëllime të parealizuara në tentativat korruptive, apo dështime në mos pasjen sukses të keqpërdorimeve me fondet publike në institucione të caktuara për vlera qesharake të parave, siç më tha një kolegë, kjo ngelet që të shihet.

Shtrohet pyetja, kush tenton që të keqpërdorë agjendën e sinqertë të protestuesve tetovarë?

 

Autori ka kërkuar anonimitet, është i njohur për redaksinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button