Operacioni blic Itali-Ballkan arreston 71 persona

Një super-operacion antidrogë ka vënë në pranga 71 persona mes Italisë dhe shteteve të Ballkanit. Bëhet fjalë për kuintalë heorinë e marijuanë me origjinë afgane që kishin destinacion, tregun italian ndërsa hetimi për zbulimin e trafikut, mësohet se zgjati plot 8 vjet.

Operacioni blic i koduar me emrin ‘Ellenica” ka bërë të mundur ndërprerjen e një trafiku të paligjshëm droge që shtrihej nga Italia deri në shtete të ndryshme të Ballkanit. 
Prokuroria antimafia e Aquila ka ekzekutuar urdhër-arreste për 71 persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 
Sekustrohen 2 kuintalë heroinë dhe 5 kuintalë marijuana. 

Super-operacioni është shtrirë në Itali, Shqipëri, Bosnjë dhe Kosovë. 
Persona nga këto shtete janë përgjegjës për trafikun e qindra kilogramëve heroinë dhe marijuanë. Hetimet janë realizuar në kuadër të një bashkëpunimi mbi një projekt evropian në luftën lndra drogës dhe kriminalitetit në Ballkan, me suport të Europol dhe Dcsa, dhe mbështetje të policisë shqiptare, boshnjake, sllovene, kroate dhe kosovare. 

Dy kuintalët e heroinës dhe 5 kuintalët e marijuanës kishin destinacion një organizatë droge në Abruzzo, që shprëndante drogë në tregjet lokale si Marche dhe Puglia.

Lajme të ngjashme

Back to top button