Borchardt: Të njëanshëm vetëm kundër kriminelëve

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, theksoi se EULEX-i është i njëanshëm vetëm kur është fjala për kriminelët.

“Nuk mendoj se jemi të njëanshëm. Ne jemi të tillë vetëm ndaj kriminelëve, të cilët kur i gjejmë i arrestojmë ne, ose Policia e Kosovës”, ka thënë ai për emisionin “Slobodno Srpski” (Lirshëm serbisht), që emitohet në televizionet në gjuhën serbe në Kosovë.

Sipas tij, EULEX-i gjykon lëndët e tilla, ndërsa shumica e rasteve punohen bashkë me gjyqtarët e Kosovës.

“Kjo do të thotë njëanshmëri ndaj kriminelëve, por jo njëanshmëri në ndonjë mënyrë tjetër”, theksoi Borchardt.

Në intervistë me gazetarin Budimir Nicic, ai theksoi se në hetimin e vrasjes së doganierit lituanez, Audrius Senavicius, po punojnë 20 inspektorë policorë ndërkombëtarë, të cilët bashkëpunojnë me autoritetet në Kosovë dhe Serbi.

“I kam thënë nënës së tij, e cila ka ardhur për trupin e birit të vrarë, se kemi me rrotullu çdo gur dhe kemi për ta gjetur njeriun që e vrau djalin e saj. Dhe, këtë do ta bëjmë”, tha shefi i EULEX-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button