Moti sot në Maqedoni

Mëngjes i sotëm në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë i ftohtë dhe me nivel të ulët të mjegullave, ndërkaq pasdite pritet që temperaturat të jenë më të larta dhe moti të jetë më i kthjellët.

Temperaturat minimale priten të shënohen në mëngjes edhe atë të arrijnë deri më -7 celsius në vendet më të larta malore.

Dita do të jetë relativisht me temperatura më të larta, ku në vende-vende pritet të ketë edhe periudha të kohëpaskohshme të diellit.

Temperaturat gjatë ditës pritet të lëvizin nga 10 deri më 11 gradë celsius, ndërkaq në vendet më të larta malore do të sillen nga 6 deri më 7 gradë celsius.

Edhe Shkupin e pret mëngjes me temperatura nën zero dhe me nivel të ulët të mjegullave. Temperatura minimale do të shënohet në orët e hershme të mëngjesit ku do të arrijë deri më -5 gradë celsius, ndërkaq ajo maksimalja do të shënohet në mesdite ku do të arrijë deri më 10 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button