Skandalet e Fifa-s s’kanë të ndalur, Zvicra ngrinë miliona franga nga shtëpia e futbollit

Miliona franga zvicrane që i përkasin llogarisë qeverisë botërore të futbollit, Fifa janë ngrirë, ministri i Drejtësisë ka thënë.

Zyrtarët amerikanë besojnë se “paratë korruptive” kanë mund të transferohen nëpërmjet xhirollogarive të ngrira, thonë raportet e mediave.

Në ndërkohë,  presidenti i suspenduar i Fifas, Sepp Blatter, është paraqitur para komitetit të etikës së organizatës.

Zoti Blatter, i cili do të largohet nga posti drejtues i Fifas me 26 shkurt kur pasuesi i tij do të zgjidhet, u shfaq  në zyrat qendrore në Cyrih në një makinë me shofer dhe i shoqëruar nga avokatët e tij.

Ai ka mbrojtur fuqishëm pafajësinë e tij rreth akuzave për korrupsion para komitetit të përbërë nga katër gjyqtarë. Ata pritet që do ta nxjerrin një vendim javën tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button