Barcelona me shumë lehtësi kualifikohet në finale (VIDEO)

Luis Suarez ka shkëlqyer me hat-trick për ta dërguar Barcelonën në finale të Botërorit të klubeve, ku po e pret River Plate. Kampioni evropian mposhti Guangzhou Evergande me rezultat 3:0 në ndeshjen e zhvilluar në Yokahoma të Japonisë.

Festa e futbollistëve të Barcelonës
Festa e futbollistëve të Barcelonës

Sulmuesi uruguaian golin e parë e realizoi në minutën e 39-të, duke paralajmëruar se Barça mund të luajë edhe pa yjet Leo Messi e Neymar. Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Suarez realizoi edhe golin e dytë derisa u asistua nga Andres Iniesta.

Për hat-trick dhe për rezultatin përfundimtar 3 me 0 Suarez u përkujdes në minutën e 67 kur realizoi nga penaltia. Në gjysmëfinalen tjetër Riveri mposhti Hiroshiman me rezultat 1:0.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button