Komisioni Anketues: Do të dëshmojë Stavrevski

Komisioni anketues për skandalin e përgjimeve sot do të mbajë seancë, ku sipas paralajmërimeve duhet të dëshmojë ministri për financa Zoran Stavrevski, raporton Portalb.

Të hënën, më shumë se pesë orë, pyetjeve të anëtarëve të Komisionit u përgjigjë kryeministri Nikolla Gruevski. Gruevski është i vetmi prej disa dëshmitarëve të propozuar që pranoi të dëshmojë. Deri më tani, as ish ministrat Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, por as ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov dhe këshilltari i Nikolla Gruevskit Martin Protugjer nuk u kanë përgjigjur ftesës për të dëshmuar para Komisionit.

Nga LSDM kanë njoftuar se Zoran Zaev do të jetë dëshmitari i parë nga partia e tyre që do të dëshmojë për skandalin e përgjimeve, por për dallim nga VMRO-DPMNE dëshmia e tij do të jetë e hapur për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button