Të shtunën në “Librarinë e Çarshisë”, promovohet libri “Vajzat e mjegullës” nga Namik Dokle

Të shtunën me datë 19.12.2015 (e shtunë), me fillim në orën 17.00, në hapësirat e Librarisë së Çarshisë, do të promovohet libri “Vajzat e mjegullës” nga autori Namik Dokle, njofton Portalb,

Namik Dokle është deputet, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-zv.kryeministër, i rikthehet fuqishëm botimeve.

Dokle, vjen me romanin më të ri, të botuar nga Toena, në Dhjetor 2015.
“Vajzat e mjegullës” – një libër mbi traditat, gjuhën, dashurinë e një bashkësie si ajo gorane, e rrethuar nga mitet e gojëdhënat, aq sa edhe mbi gjurmët e shëmtuara të komunizmit, edhe pse depërtoi me vështirësi aq lart dhe aq thellë, në një krahinë që e kishte ruajtur fort identitetin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button