Legalizohet ligji për përdorimin e prodhimeve nga kanabisi për qellime mjeksore

Ministria e shëndetësisë përgatiti propozim-ligj për legalizimin e përdorimit të prodhimeve nga kanabisi për qëllime mjekësore, njofton Alsat M.

Pritet që Ligji të hyjë në fuqi nga muaji shkurt.

Sipas propozim-ligjit kanabisi do të mund të prodhohet dhe përdoret vetëm në Maqedoni dhe atë do të mund ta prodhojnë vetëm persona juridik.

Sipas ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov propozim-ligji do të dërgohet në procedurë qeveritare, ndërsa këtë të diel do të organizohet debat publik që të dëgjohen propozimet dhe vërejtjet plotësuese në drejtim të përmirësimit të këtij vendimi.

Në BE deri më tani 13 vende anëtare mundësuan përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button