Me 20 dhjetor fillon turneu tradicional në futboll të vogël “Bashkimi 2015”

Në Kumanovë, me 20 dhjetor do të filloj turneu i madh tradicional në futboll të vogël, “Bashkimi 2015”, i cili organizohet për cdo fundviti, me rastin e Vitit të Ri.

Me këtë rast njoftohen të gjithë ekipet e interesuara se mund të paraqiten tek organizatori i turneut, Burhan Salihu në telefonin 070 748 956, deri më 19 dhjetor, kur edhe është planifikuar tërheqja e shortit, transmeton lajmpress.

Cdo ekip duhet të numëroj dhjetë futbollistë, kurse do të luajnë 5+1. Paraqitja e ekipit kushton 100 euro.

Burhan Salihu ka thënë se interesimi për pjesëmarrje në turne është i madh, ku të gjithë mezi po presin fillimin e këtij aktiviteti në futboll të vogël.

Ai gjithashtu ka bërë me dije në fund të turneut do të shpërblehen tre ekipet më të mira, sikurse edhe individët më të dalluar, si lojtari, golashënuesi dhe portieri më i mirë i turneut.

Shpërblime do të ketë edhe për shikuesit të cilët do të ndjekin ndeshjet e turneut. Turneu do të zhvillohet në sallën sportive në Kumanovë. Kujtojmë se fitues i turneut të vitit të kaluar ishte Juventus Serova nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button