Presidenti kinez: Shtetet të respektojnë sovranitetin e internetit mes tyre

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta në mbrojtjen e sigurisë kibernetike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Jinping i cili foli në seancën e hapjes së Konferencës së dytë botërore të internetit e cila nisi në qytetin Vucin të krahinës lindore Ciciang, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për bashkëpunim kundër “terrorit të internetit” dhe luftës kundër krimeve kibernetike.

Ai theksoi se shtetet duhet të respektojnë sovranitetin e internetit ndërmjet veti, të shmangin kërkimin e superioritetit në lidhje me internetin dhe së bashku të kundërshtojnë garën për armatimin kibernetik.

Presidenti kinez tha se Kina duke plotësuar të dhënat kombëtare dhe strategjinë e zhvillimit kibernetik të internetit do të realizojë planin e veprimit “Internet Plus” që parashikon sigurimin e shërbimeve të internetit dhe integrimin e internetit.

Në seancën e hapjes së konferencës morën pjesë kryeministri i Rusisë Dmitriy Medvedev, kryeministri i Pakistanit Navaz Sherif dhe kryeministri i Kazakistanit Karim Masimov, liderë të tjerë dhe rreth 50 ministra.

Konferenca në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit të internetit ku do të bisedohen çështjet e menaxhimit dhe standardet e internetit do të përfundojë të premten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button