Obama dhe Kongresi dakordësohen për buxhetin e vitit 2016

Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan kanë rënë dakord mbi draft-ligjin i cili përfshin edhe mundësinë që qeveria në buxhetin e vitit të ardhshëm të realizojë 1.14 trilionë dollarë shpenzime, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, republikani Paul Ryan ka mbajtur një takim në orët e vona me anëtarët e republikanë të Kongresit.

Ryan ka njoftuar se qeveria e Obamës me liderët e Kongresit kanë rënë dakord mbi draft-ligjin në lidhje me taksat dhe shpenzimet.

Sipas draftit për qeverinë parashikohen rritje në shpenzimet e brendshme dhe në mbrojtje për vitin 2016. Me draft-ligjin i cili i jep të drejtën qeverisë për shpenzimet në vlerën 1.14 trilionë dollarë synohet gjithashtu që në 10 vitet e ardhshme të ofrohet edhe zbritja e qindra miliarda dollarëve nga tatimet.

– Hiqen ndalimet e eksportit-

Drafti gjithashtu parashikon edhe heqjen e ligjit që ndalon SHBA-në të eksportojë naftën e përpunuar për 40 vite. Republikanët që prej një kohe të gjatë përpiqeshin për heqjen e këtij ligji i cili u vendos gjatë mungesës së energjisë në vitet 1970.

Teksa Shtëpia e Bardhë kërkon që të kryhen investime në sektorin energjik që nuk ndot ambientin, ambientalistët kundërshtojnë heqjen e ndalimit me arsyetimin se në shkallë globale do të konsumohet më shumë lëndë djegëse fosile.

Si rezultat i negociatave anëtarët demokratë në Kongres kanë përfituar për pesë vite ulje në taksat e prodhimit të energjisë me erë dhe atë diellore si dhe zgjatjen si të përhershme të uljes për kujdesin e fëmijëve.

– Udhëtimet pa viza dhe refugjatët-

Gjithashtu theksohet se disa pika që sjellin kufizime për refugjatët që do të mbërrijnë në SHBA të dëshiruara nga republikanët kanë qëndruar jashtë draftit si dhe u vendos forcimi brenda ligjit i programit i cili jep mundësinë që shtetasit e 38 vendeve të udhëtojnë pa viza në SHBA.

Draft-ligji  i cili ka lëshime për të dy palët pritet që të miratohet ditën e nesërme ose të premten para se Kongresi të marrë pushimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button