Dëmtim serioz i trashëguar për Higuain?

Gonzalo Higuain tashmë është kthyer në një çështje serioze në kampin napolitan. Pas sfidës së “Olimpicos”, Roma–Napoli 2-0, janë hedhur shumë dyshimë për formën fizike të 26-vjeçarit. Sulmuesi argjentinas i cili u transferua këtë verë nga Real Madrid dyshohet se vuan një dëmtim serioz i trashëguar nga eksperienca me klubin “Los Blancos”, por që nuk është rikuperuar deri në fund.

Në fakt ekzaminimet e mëtejshme kanë evidentuar një problem në muskulin fleksor të këmbës së djathtë, që deri tani nuk u ka krijuar shqetësime serioze, por muajin e fundit ky muskul është enjtur duke e detyruar që të mungojë në sfidat me Arsenalin dhe Livornon, ndërsa me Genoan dhe Romën të futet në fushë si zëvendësues. Vetëm në dy ndeshje të këtij sezoni, ndaj Atalantës dhe Sassuolos, ka mundur të rezitojë për 90 minuta.

Kontrollet e fundit mjekësore nuk kishin evidentuar probleme, klinikisht futbollisti është mirë dhe mund të luante në Olimpico. Por problemi u shfaq disa para ndeshjes, kur në një takim kokë më kokë me Rafa Benitez Higuain i kishte kërkuar trajnerit të mos e aktivizonte titullar, sepse ndiente dhimbje në këmbë.

Mbetet për t’u parë nëse Higuain do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Olimpikut të Marsejës në Champions League. serioz-i-trasheguar-per-higuain/129052/

Lajme të ngjashme

Back to top button